Sherr mes adoleshentëve në Kukës, plagoset me thikë 15-vjeçari

16 August 2024, 22:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sherr mes adoleshentëve në Kukës, plagoset me thikë
Foto ilustruese

Mbrëmjen e sotme një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri mes adoleshentësh në Kukës.

Ngjarja ndodhi pranë “Kullës së Qendresës”, në qendër të qytetit verilindor.

“Rreth orës 20:30, në qytetin e Kukësit, pranë Muzeut, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur me mjet prerës një 15- vjeçar, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.”

Mësohet se adoleshenti i plagosur pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Kukësit është transportuar për trajtim të specializuar mjekësor në qytetin e Prizrenit.

Sakaq në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Autoritetet po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen autorit/ve, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video