Përplasen dy automjete në aksin Levan-Vlorë, dy persona të lënduar

16 August 2024, 18:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përplasen dy automjete në aksin Levan-Vlorë, dy persona të
Pamje nga aksidenti

Një aksident ka ndodhur në aksin e vjetër Levan-Vlorë.

Mësohet se janë përplasur dy automjete tip “Benz” dhe “Audi” afro 100 metra pasi kalon Qafën e Koshovicës.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar dy persona që ndodheshin te “Benzi”, të cilët janë dërguar me ambulancë në spitalin e Fierit dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Aksidenti ka shkaktuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e plota të këtij aksidenti dhe për të normalizuar qarkullimin e automjeteve në këtë aks rrugor.


Video