Dyshohet se dhunoi motrën dhe nipin e tij, vihet nën hetim 25-vjeçari në Vlorë!

16 August 2024, 15:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dyshohet se dhunoi motrën dhe nipin e tij, vihet nën hetim
FOTO: Policia

Policia ka vënë nën hetim një 25-vjeçar në Vlorë, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe djalit të saj.

Procedimi ka nisur pas denoncimit që motra i ka bërë të vëllait.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Vlorë ka referuar materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin A. G., 25 vjeç, pasi ka bërë kallëzim motra e tij se 25-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe djalit të saj.


Video