Vrasja në Fier/ Dalin EMRAT, kush ishte viktima dhe autori

11 March 2024, 12:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja në Fier/  Dalin EMRAT, kush ishte viktima dhe autori
Pamje nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qendër të Fierit.

Florjan Muka 18-vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë), Grei Bihucin, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital. 

"Rreth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, shtetasi F. M., 18 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 19 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Në spitalin e Fierit është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi O. S., 20 vjeç, i cili në momentin që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin F. M, dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit", shkruan Policia.

 


Video