Kush e vrau Pëllumb Metën? Eksperimenti befason hetuesit!

11 March 2024, 10:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kush e vrau Pëllumb Metën? Eksperimenti befason hetuesit!
Hyseni, Hygerta, Amarildo dhe gruaja e Pëllumb Metës, Blerina Meta

Një eksperiment hetimor ka befasuar hetuesit për ngjarjen e rëndë të vrasjes së Pëllumb Metës nga fëmijët e tij.

Hyseni, Hygerta, Amarildo dhe gruaja e Pëllumb Metës, Blerina Meta dinë të përdorin armë. Ky fakt është bërë i ditur falë një eksperimenti hetimor që është kryer nga prokuroria në një poligon në Durrës.

Ka rezultuar se Hygerta Meta ka qenë në gjendje të mbushë armën dhe të kryejë qitje ndërsa Hysen Meta që grupi hetimor beson se është ekzekutori ka refuzuar të qëllojë duke thënë se nuk di të mbajë armë.

Eksperimentin e kanë bërë dhe Blerina Meta dhe Amarildo Meta të cilët kanë thënë se s’kanë mbajtur kurrë më parë armë në dorë.

Dy të dyshuarit kryesorë Hygerta dhe Hysen Meta i qëndrojnë deklarimeve të dhëna në seancën e masës së sigurisë ku pretendojnë se vrasjen e ka bërë Hygerta.

Vajza është rikthyer në vendngjarje ku është rindërtuar skema e vrasjes dhe vajza ka treguar pozicionin ku ishte shtrirë i ati ku dhe si e ka qëlluar, trajektoret, zhvendosjen e trupit dhe varrosjen.

Të dhënat e këtij eksperimenti po krahasohen me ato të perpiluara nga ekspertët gjate këqyrjes së vendit të krimit.

Hyseni nuk ka rindërtuar asnjë skemë pasi i qëndron versionit se kur ndodhi vrasja nuk ishte ne shtëpi.


Video