Vrasja mafioze në Rinas, shoqërohet "Betimi", dyshohet se çoi cigare te Toyota e atentatit

23 December 2025, 16:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja mafioze në Rinas, shoqërohet "Betimi", dyshohet se
Gilmando Dani dhe Muçi Sheljani

Hetimet për atentatin mafioz të kryer në 11 Nëntor 2025 në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe agjenti i AMP-së Mustafa alias Muçi Sheljani, kanë përparuar me shoqërimin e disa persona, që policia kriminale e Tiranës, dyshon se kanë informacion lidhur me përdorimin e makinës tip “Toyota” me targa greke.

Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se mes personave që është shoqëruar, marrë në pyetje dhe më pas lënë i lirë rezulton të jetë Betim …, i cili është kapur nga disa kamera.

Me shpresën e gjetjes së makinës, policia e Tiranës bllokoi shumë pamje filmike. Vetëm njëra nga kamerat e sekuestruara nga policia, ka kapur Betim …, që afrohet pikërisht në një makinë tip “Toyota”, shumë e ngjashme me atë që u përdor në vrasjen e dyfishtë.

Imazhet filmike, janë kapur disa ditë para atentatit, çka tregon se makina e përdor në vrasje, ka qenë në lëvizje mes zonës së Rinasit dhe Fushë-Krujës.

Personi, Betim …. është kapur nga një imazh filmik kur afrohet tek kjo makinë dhe u jep personave brenda saj disa paketa cigare. Pikërisht ky imazh, ka çuar disa ditë më parë policinë e Tiranës të shoqërojë dhe marrë në pyetje, pikërisht këtë person.

Gjatë dhënies së dëshmisë Betimi, ka treguar se nuk e kujtonte momentin. Por kur është njohur me filmimin ka treguar se i ka dhënë paketa cigare, personave që ndodheshin brenda në makinën “Toyota”, shumë e ngjashme me atë që u përdor në vrasje.

Betimi, ka pretenduar në polici se nuk ishte në gjendje të kujtonte imazhet e personave që kishte parë brenda në makinë. Madje këtë gjë nuk e ka bërë edhe kur policia i ka vënë para disa fotografi të personave të dyshuar si pjesëmarrës në këtë ngjarje të rëndë.

Nisur nga kjo situatë, grupi hetimor ka vendosur ta lerë të lirë personin e shoqëruar Betim …, duke vijuar më pas me shoqërimin e disa personave të tjerë./ Enton Qyno – Syri.net


Video