Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, shtyhet sërish seanca e gjykimit për Arbër Paplekajn

19 December 2022, 11:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, shtyhet sërish seanca e gjykimit

Duket një proces i pafundëm ai për Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Kjo sepse edhe sot kur do duhet të kishte një vendim, seanca është shtyrë në 22 dhjetor në orën 09:00.

Shtyrja ka qenë për shkak se gjykata kërkon më shumë kohë për kërkesën e avokatëve që është ndarja e proceseve gjyqësore për të pandehurit, si edhe kërkesën për gjykim të shkurtuar ndaj tyre, me përjashtim Arbër Paplekajn.

Ndaj Arbër Paplekajt rëndon akuza për 'vrasje me dashje në rrethana cilësuese'. Sipas Kodit Penal, Papleka rrezikon nga 20 vite burg deri në burg të përjetshëm.  Ndërkohë, dy zv.drejtorët e policisë Nikollaq Pallën, Albert Nushin dhe 6 policët e forcave 'Shqiponja' akuzohen shpërdorim detyre.

Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë në Elbasan pasi u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike, Gazment Bardhi.


Video