Vrasja e Nikolin Lekstakaj në Lezhë, shoqërohen dhe merren në pyetje 5 persona

20 July 2023, 09:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja e Nikolin Lekstakaj në Lezhë, shoqërohen dhe merren
Nikolin Lekstakaj

Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 5 persona në lidhje me vrasjen e Nikolin Lekstakaj në Balldre të Lezhës një ditë më parë.

Por ende nuk ka asnjë të dyshuar! Pista kryesore e hetimeve është gjakmarrja, ndërsa policia nuk ka arritur që të identifikojë mjetin e përdorur nga autorët.

Janë sekuestruar dhe po analizohen kamerat e sigurisë së bizneseve, të cilët mendohet të kenë filmuar lëvizjet e autorëve.


Video