Vrasja e Gentian Bejtjas / Lihen në burg dy të arrestuarit, avokati: Makina ka qenë me GPS

21 March 2024, 15:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja e Gentian Bejtjas / Lihen në burg dy të arrestuarit, avokati:
Gentian Bejtja / Ilir Beqaraj dhe Edison Hoxha

Gjykata ka lënë në burg Ilir Beqarajn dhe Edison Haxhiun, të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e Gentian Bejtjas.

Avokati për mediat mohoi akuzat ndaj dy të arrestuarve duke pretenduar se nuk janë të përfshirë në atentat.

“Asnjëri nuk ka lidhje me ngjarjen që ka ndodhur. Provat e prokurorisë janë pamjet filmike të një automjeti, i ngjashëm me atë që u pa në vendngjarje, por nëse është i njëjti, nuk e provojnë dot.

Edhe praninë e Ilir Beqarajt nuk arrin të provojë prokuroria. Ai ka qenë në shtëpi. Është djali i xhaxhait të Ylli Brahimit, ai ka zgjedh të jetojë në një zonë rezidenciale për shkak se i janë bërë disa atentate, ky automjet nuk ka lëvizur në atë interval rruge, e tregon GPS, i kërkuam ekspertizë gjykatës dhe e pranoi”, tha avokati i të akuzuarve.

43-vjeçari Gentian Bejtja u ekzekutua me kallashnikov në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Larushk të Krujës, mesditën e 15 marsit.

Autorët e dyshuar u panë të largohen me një makinë "Volkswagen", pasi kishin djegur makinën e përdorur në atentat, një "Land Rover". Për transportimin e tyre akuzohet pikërisht Beqaraj, i cili mban dhe dy mbiemra të tjerë, Brahimi apo Mançellari.

Makina "VW" e sekuestruar tashmë, pritet ti nënshtrohet analizave nga ekspertët e laboratorit të kriminalistikës.


Video