Vrasja e Behar Sofisë, SPAK kërkon nga 30 vite burg për porositësit dhe organizatorët

5 December 2023, 15:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja e Behar Sofisë, SPAK kërkon nga 30 vite burg për
Viktima, Behar Sofia

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për pesë të pandehurit që akuzohen për vrasjen e biznesmenit Behar Sofia në vitin 2021.

SPAK ka kërkuar dënimi me nga 30 vite burg për 4 të pandehurit Bujar Leza, Leonard Xhixha, Skënder Vathi dhe Xhuljano Visha.

Ndërsa për bashkëpunëtorin e drejtësisë, Ernejt Shytin SPAK ka kërkuar dënimin me 7 vite burg.

Behar Sofia u ndoq nga autori i cili e ekzekutoi me dy plumba me një pistoletë me silenciator, teksa po ecte buzë lumit të Lanës shumë pranë “Piramidës” dhe në mes të ditës.

Autori, Ernejt Shyti dëshmoi se i ishin premtuar 50 milionë euro për vrasjen e Sofisë, ndërsa tregoi se vrasja ishte porositur nga Leza, Xhixha, Vathi dhe Visha, me të cilët edhe kishte bashkëpunuar për organizimin e vrasjes.

Dyshohet se shkak është bërë e shkuara kriminale e Behar Sofisë, i cili ishte i përfshirë në trafikun e heroinës.


Video