Bie zjarr në banesë, shkak bëhet soba me dru. Niset me urgjencë drejt spitalit 55 vjeçari

5 December 2023, 08:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Bie zjarr në banesë, shkak bëhet soba me dru. Niset me

Një zjarr ka përfshirë një banesë në fshatin Derviçan, dhe shkak dyshohet se është bërë soba me dru.

Si pasojë e zjarrit, mësohet se është dëmtuar lehtë shtetasi 55 vjeçar me inicialet DH.K., i cili po merr asistencë mjekësore në spital.

55-vjeçari bëhet me dije se është jashtë rrezikut për jetën.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Derviçan, dyshohet se për shkak të shkëndijave nga një sobë me dru, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Dh. K., 55 vjeç.

Nga flakët është dëmtuar lehtë shtetasi Dh. K., i cili po merr asistencë mjekësore në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht shkakun e rënies së zjarrit.


Video