ARTI NË ZI/ Ndahet nga jeta kolosi i kinematografisë shqiptare, Mirush Kabashi

5 December 2023, 08:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
ARTI NË ZI/ Ndahet nga jeta kolosi i kinematografisë shqiptare, Mirush
Mirush Kabashi

Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, të cilët nëpërmjet një njoftimi bëjnë me dije se Kabashi ka mbyllur sytë mesnatën e sotme. 

"Të nderuar Miq, Kolegë dhe Dashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se MIRUSH KABASHI ndërroj jetë të Martën, në datë 5 Dhjetor pas mesnate. Përsa i përket detajeve të ditës, orës së varrimit dhe homazheve do ju komunikojmë në orët në vazhdim.

Me Respekt, Familja Kabashi!", thuhet në njoftim.

Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Është një aktor shqiptar. Origjina e tij është nga Gjakova.


Video