Vrasësit kërkonin 'Visin', skuadra e 'gjujtsve' me pagesë nuk donte vetëm Brilandin menduan se ishte dhe...

18 July 2022, 10:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasësit kërkonin 'Visin', skuadra e 'gjujtsve' me
Ervis Martinaj dhe viktima Brilant Martinaj

Objektivi i atentatit të se dielës që shkaktoi tri viktima në Fushë Krujë dyshohet se ka qenë personi në kërkim Ervis Martinaj. Grupi i autorëve, që besohet se kanë qenë të paktën 4 persona kanë dalë në rrugën që lidh Rinasin me Fushë-Krujën, për të goditur automjetin ku ndodhej Briland Martinaj, duke menduar se aty ndodhej edhe Ervis Martinaj.

Hetuesit e kanë ngritur këtë dyshim duke u nisur nga numri i personave të angazhuar në atentat dhe mënyra e sofistikuar e organizimit të ngjarjes.

Ervis Martinaj prej 18 Majit 2022 qëndron i fshehur, për shkak të një mase “arrest në burg” të vendosur nga SPAK, për akuzën e “Sigurimit të mjeteve për të kryer vrasjen” e Endrit Dokles kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, shkruan Ora.

Briland Martinaj, ishte njeriu më i besuar i tij, që shpesh kryente transportimin e biznesmenit të shpallur në kërkim gjatë lëvizjeve të tij.

Mbikalimi i Fushë-Krujës, nuk mbulohet me kamera sigurie, të asnjë prej bizneseve dhe aq më tepër, nuk ka fushë-pamje nga dy anët e tij, (Lindje-Perëndim), për shkak të vendosjes së hekurave të lartë, që shërbejnë për mbajtjen e makinave në raste aksidenti.

Ekzekutorët kanë zgjedhur këtë vend të hapnin zjarr, mbi dy kushërinjtë Martinaj, por që plani i tyre mesditën e djeshme, nuk u arrit të përmbushej plotësisht.

Kjo pasi Ervis Martinaj nuk ndodhej në makinën tip “Passat” të sulmuar me mbi 40 plumba automatiku. Grupi prej 4 personash, arritën të krijonin një masakër të vërtetë, duke lënë të vdekur në vend 3 personat që ishin në makinë, ku njëri prej tyre, Diklen Vata është ekzekutuar jashtë mjetit, teksa përpiqej ti shpëtonte plumbave.

Ndërsa dy personat e tjerë Besmir dhe Briland Martinaj, mbetën të vdekur brenda në makinë pa arritur të bëjnë asnjë lëvizje. Martinaj dhe Hoxhaj, ishin në sediljet e para ndërsa mjeti “Passat” me benzinë është përfshirë nga flakët.

Policia nuk e di ende me saktësi nëse zjarri i është vënë nga autorët, apo plumba që kanë depërtuar makinën, kanë sjellë flakët.

Për momentin çështja, penale është regjistruar në prokurorinë e Krujës, për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj 1 ose më shumë personave” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve”.


Video