Vodhi çantën e një klienti të mbushur me euro e lekë dhe e fshehu në një rrugicë pranë lokalit, arrestohet autori!

4 October 2025, 10:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vodhi çantën e një klienti të mbushur me euro e lekë

Policia ka arrestuar një 65-vjeçar, i cili vodhi çantën e një klienti dhe e fshehu në një rrugicë pranë lokalit.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë rrugës “Mihal Duri”, ndërsa denoncimi u bë nga pronari i çantës, brenda së cilës kishte një shumë të konsiderueshme eurosh.

Blutë arrestuan autorin e dyshuar të vjedhjes, 65 vjeçarin me iniciale A. G..

Ndërsa çanta u gjet e fshehur në një rrugicë përgjatë Rrugës së Durrësit, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Vodhi në lokal, çantën e një klienti, identifikohet dhe kapet menjëherë pas krimit.

Gjendet e fshehur në një rrugicë në afërsi të lokalit, çanta me një shumë të konsiderueshme eurosh në të.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetasi, se në një lokal në rrugën “Mihal Duri”, i kishin vjedhur çantën me një shumë eurosh në të, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 identifikuan dhe kapën autorin e dyshuar të vjedhjes, shtetasin A. G., 65 vjeç.

Gjithashtu, gjetën të fshehur në një rrugicë përgjatë Rrugës së Durrësit, çantën me shumën e eurove, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi A. G.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Video