Vodhi 100 mijë euro tek Exchange - Identifikohet personi në foto, është Agron Cena dhe banon në Gjermani

29 August 2026, 16:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vodhi 100 mijë euro tek Exchange - Identifikohet personi në foto,
Bashkim Ulaj, Agron Cena

Është identifikuar personi që dyshohet se shkoi në një pikë Exchange në Tiranë dhe mori 100 mijë euro, në kuadër të skemës së mashtrimit ku autorët u shtirën si biznesmeni Bashkim Ulaj përmes inteligjencës artificiale.

Bëhet fjalë për Agron Cenën, me origjinë nga Delvina, i cili raportohet se banon në Gjermani.

Ai dyshohet se është personi që shkon fizikisht në pikën e këmbimit valutor për të marrë shumën e parave, pasi 70-vjeçari ishte bindur se po komunikonte me biznesmenin Bashkim Ulaj.

Policia ka arrestuar dy persona për rastin, ndërsa vijojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në skemë.

 


Video