Shoqëroi në makinë Ergys Agasin, GJKKO lë në burg ish-policin Uljan Shpataraku

29 August 2026, 13:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shoqëroi në makinë Ergys Agasin, GJKKO lë në burg
Uljan Shpataraku

GJKKO ka caktuar masën arrest me burg ndaj ish-efektivit të Policisë, Uljan Shpataraku, i cili u arrestua më 26 gusht në Durrës me Ergys Agasin, për akuzën “përkrahje e autorit të krimit”. Ai drejtonte makinën në pronësi të tij, një Audi Rs2, gati 100 mijë euro, e cila u sekuestrua.

Shpataraku mbrohet nga avoakti Elton Hyseni, ndërsa SPAK përfaqësohet nga prokurori Bledar Maksuti.

Nga kontrollet në banesën e ish-zyrtarit të lartë të policisë, të njohur si krahu i djathtë i ish-drejtorit të Policisë, Ilir Proda, policia gjeti një arsenal armësh, 3 pistoleta, 2 shotgun dhe 2 pushkë, të cilat i janë sekuestruar. 

 


Video