Vlora prej 5 ditësh pa ujë, Ujësjellësi reagon pas protestës së qytetarëve: Mos e pini nga autobotet!

29 December 2025, 13:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vlora prej 5 ditësh pa ujë, Ujësjellësi reagon pas

Ujësjellësi i Vlorës ka reaguar pasi qytetarët u ngritën në protestë për shkak se prej pesë ditësh nuk kanë furnizim me ujë.

Përmes reagimit, iu kërkohet që të mos e konsumojnë ujin që marrin nga autobotet, por ta përdorin vetëm për nevoja emergjente.

“Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njofton qytetarët se ujin të cilin po e marrin nga autobotet, duhet t’a përdorin për nevoja emergjente dhe jo për përdorim oral.”, thuhet në reagim.

Shkak për ndërprerjen e ujit është bërë një defekt i shkaktuar në tubacionin kryesor.

Qytetarët protestuan sot para bashkisë duke kërkuar rregullimin e situatës.

Ata paralajmërojnë se nëse furnizimi me ujë nuk rinis, protestat do të vijojnë.


Video