Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Zhdukja misterioze e "mbretit" të lojërave të fatit, Ervis Martinaj është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes dhe shkak është bërë një operacion i Policisë që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, ku ushtruan kontrolle në banesën e prindërve të tij në Fushë Kuqe.
Në lidhje me këtë aksion ka ardhur një reagim dhe nga gazewtari i kronikës Elton Qyno. Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan se familjarët e kërkojnë Martinajn të vdekur në Shqipëri, ndërsa Policia vijon e kërkon të gjallë
"Ervis Martinaj, vijon të ngjallë kureshtje Familjarët e tij, e kërkojnë në Shqipëri të vdekur Ndërsa Policia e Ramës, vijon e kërkon të gjallë" shkruan Qyno në rrjetet sociale.