VIDEO / Të rinjtë rrihen me grushte në ish-Bllok, njëri 'humbi ndjenjat'

29 December 2024, 21:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO / Të rinjtë rrihen me grushte në ish-Bllok, njëri
Sherri mes të rinjve në ish-Bllok

Një qytetar ka raportuar një ngjarje shqetësuese të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Sipas dëshmitarit, një grup prej disa personash ka sulmuar një të ri para hyrjes së një lokali në zonën e Bllokut, duke e goditur me grushta dhe shkelma, ndërkohë që i dhunuari ndodhej i shtrirë në tokë.

Qytetari, i cili ka dërguar pamje nga sherri, thekson se pas incidentit, i dëmtuari mbeti i shtrirë për rreth 30 minuta pa marrë ndihmë, ndërsa policia nuk u paraqit në vendngjarje.

Në video shihen disa vajza që kanë ndërhyrë për të shuar sherrin e dhunshëm.

Mesazhi i qytetarit për JOQ Albania:

“Përshëndetje! Sherr mbrëmë në Bllok, 7 veta kundër 1. As polici e asgjë nuk erdhi. I dëmtuari ka qenë pa ndjenja rreth 30 minuta.”


Video