20 të rinj dhe të reja nga qyteti i Fierit kanë zhvilluar së fundmi një ekskursion në Dioqezën e Rashkës-Prizrenit, ku edhe janë takuar me peshkopin kontrovers serb Teososije.
Ky ekskursion është organizuar nga Nikollë Hyka, mitropolit i Fierit, Patosit e Libofshës, sigurisht me dijeninë dhe aprovimin e Kishës së Janullatosit, e cila vetëm pak ditë më parë denoncoi Kishën e pavarur të Ukrainës dhe përkrahu atë që komandohet nga Kremlini.
Peshkopi Teodosije është ai i cili jo vetëm nuk ka predikuar kurrë paqe dhe ulje tensionesh në Kosovë, por përkundër, i ka fryrë zjarrit duke deklaruar vazhdimisht se ndarja e “Kosovës dhe Metohisë” ishin të padrejta.
Po ky peshkop, publikisht ka sulmuar serbët e Kosovës që zgjedhin të jetojnë në qetësi, larg konflikteve etnike, teksa ka mbështetur ekstremistët e komanduar nga Beogradi.
Ai sot ka marrë një mbështetje publike nga Kisha e Janullatos, ndërsa vizita e të rinjve shqiptarë te ai, nuk ka shpëtuar pa u përdorur për propagandë nga portalet e lajmeve serbe.