VIDEO/ Reshje të dendura dëbore në Voskopojë, Dardhë dhe Devoll, ja gjendja e akseve rrugore!

21 April 2024, 15:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO/ Reshje të dendura dëbore në Voskopojë, Dardhë

Rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore të juglindjes së vendit, reshje që janë më të dendura në Voskopojë, Dardhë si dhe fshatra të Devollit të Sipërm.

Trashësia e dëborës ka shkuar në dy deri në 5 cm ndërkohë që në Majën e Bigllit në Dardhe Trashësia ka shkuar në 2-3 cm.

Qarkullimi në të dy akset rrugore të fshatrave turistike është i kalueshëm pa probleme por u kërkohet drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes në ato segmente ku prania e dëborës është më e madhe.

Dëborë ka edhe në fshatin Shtyllë të njësisë administrative Vithkuq si dhe në majë të Mashkullores.


Video