FOTO/ Dëbora zbardh zonat malore të Librazhdit, pamje të mrekullueshme!

21 April 2024, 12:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Dëbora zbardh zonat malore të Librazhdit, pamje të
Reshje të dendura të dëbore

Këtë fundjave, veriu i vendit është përfshirë nga temperatura të ulëta dhe reshje të dendura të dëbore, të cilat kanë rikthyer dimrin në mesin e pranverës.

Dëbora ka mbuluar edhe disa fshatra malorë në rrethin e Librazhdit, siç është Fushë Struda në njësinë administrative Stebleve.

Mësohet se bora arrin në trashësinë 5-15 cm.

Raportohet se dëbora ka rënë edhe në fshatrat malorë të Elbasanit e Gramshit dhe ndërkohë vazhdon të bjerë me intensitet mesatar në lartësinë mbi 750 m mbi nivelin e detit.

Aktualisht sipas Emergjencave Civile nuk ka situata problematike, por ekipet e emergjencave dhe shërbimet publike janë në gatishmëri për t’iu paraprirë çdo situate.



Video