Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ndonëse rruga e Arbrit konsiderohet e hapur, banorët e Dibrës dhe të Bulqizës vijojnë të përdorin aksin e vjetër deri tek ura e fshatit “Fshat” për të përdorur këtë aks.
Kjo bëhet për shkak se në segmentin nga Qafa e Buallit e deri tek ura e Vashës, punimet kanë ngecur më shumë se 10 vite më parë.
Ky segment është hapur para një dekade, por ende nuk ka funksionuar si pjesë e rrugës së Arbrit.
Një video e ardhur në redaksinë e VoxNews shihet se si po dëmtohe ura e Vashës për shkak të gërmimeve.
Drejtuesit e mjeteve shprehen se kjo është absurde pasi ky segment rruge ka qenë thuajse i përfunduar, por ka degraduar sepse nuk ka patur mirëmbajtje apo ndërhyrje.