Trafikoi HEROINE drejt Italisë, arrestohet në Durrës 65-vjeçari me dy emra!

27 April 2024, 13:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Trafikoi HEROINE drejt Italisë, arrestohet në Durrës
Asjan (Hasan) Buçeza,

Asjan (Hasan) Buçeza, pjesë e një grupi kriminal është arrestuar nga policia e Durrësit me qëllim ekstradimin e tij në drejtim të Italisë.

65-vjeçari me dy emra është dënuar nga gjykata e Milanos me 23 vjet burgim, për veprimtaritë kriminale të posedimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, të kryera në kuadër të organizatës kriminale.

Asjan( Hasan) Buçeza në vitin 2004 ka trafikuar 19 kilogramë heroinë drejt Italisë.

‘Nga viti 2004 deri në muajin prill 2005, ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka trafikuar 19 kilogramë lëndë narkotike heroinë, drejt Italisë.’- njofton policia. 


Video