VIDEO: Priftërinjtë shqiptarë këndojnë shqip në Manastirin e Deçanit në Kosovë

31 August 2025, 22:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO: Priftërinjtë shqiptarë këndojnë shqip në
Priftërinjtë shqiptarë këndojnë shqip në Manastirin e Deçanit në Kosovë

Një grup priftërinjsh shqiptarë kanë mbajtur një meshë në gjuhën shqipe në Manastirin e Deçanit në Kosovë.

Video është postuar në rrjetet sociale, me pretendimin se ka ndodhur në datën 28 gusht të këtij viti.

Priftërinjtë këndojnë shqip brenda Manastirit, që sipas rrëfenjave, dikur i shërbente shqiptarëve ortodoksë të kësaj krahine, ndërsa sot e konsiderojnë si "pjesë e trashëgimisë serbe në Kosovë".

Personi që e ka shpërndarë këtë video shkruan:

"Manastiri i Deçanit në Kosovë, shqiptarët ortodoksë këndojnë në shqip, dy ditë më parë. Nuk shqetëson askënd, njerëzit jetojnë normalisht. Realiteti në Kosovë në lidhje me bashkëjetesën e shqiptarëve dhe serbëve ka qenë gjithmonë i ndryshëm nga mënyra se si Beogradi e portretizon atë me histori për "serbët e rrezikuar" dhe "mbrojtjen e interesave kombëtare".


Video