Një ndërhyrje e rrallë e shkallës së lartë të vështirësisë për heqjen e tumorit në një zonë delikate, në thellësi të trurit është realizuar me sukses në Shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUT.
Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila falenderon stafin mjekësor për punën e kryer.
Operacioni është kryer nga mjekët Arsen Seferi, Ridvan Alimehmeti, Elvis Dervishi, Ejona Lilamani, Mithat Demneri dhe Kliti Pilika. Pacienti që iu nënshtrua operacionit është 40-vjeç.
“Një ndërhyrje e rrallë e shkallës së lartë të vështirësisë për heqjen e plotë të tumorit në një zonë tejet delikate në thellësi të trurit është realizuar me sukses në Shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUT. Urime ekipit me Prof. Asc. Arsen Seferi, Prof. Asc. Ridvan Alimehmeti, Dr. Elvis Dervishi, Dr. Ejona Lilamani, Dr. Mithat Demneri, Dr. Kliti Pilika”, shkruan Manastirliu.