EMRI/ U mendua se i mbijetoi hedhjes nga kati i 4-të, vdes pas disa orësh në spital i moshuari në Korçë

3 February 2023, 19:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ U mendua se i mbijetoi hedhjes nga kati i 4-të, vdes pas disa
Foto ilustruese

Ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës 75-vjeçari Pëllumb Hoti, i cili mëngjesin e sotëm u hodh nga kati i katërt i pallatit.

Ai u transportua në spital, por fatkeqësisht nuk iu ka mbijetuar dot plagëve të marra, duke ndërruar jetë disa orë më vonë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:46, në lagjen nr. 18 të qytetit juglindor. Dyshohet se Pëllumb Hoti u hodh në kushte të rënduara psikologjike nga dritarja e apartamentit ku banonte vajza e tij dhe ra mbi tarracën e katit të parë.

Sipas autoriteteve policore, nga deklarimet e marra rezulton se 75-vjeçari vuante nga depresioni.


Video