Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një incident është regjistruar ditën e sotme në urbanin e linjës së Kasharit. Dy persoan janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe janë ofenduar me fjalor +18.
Sipas JOQ, e cila ka publikuar dhe pamjet, sherri mes dy burrave ka patur si zanafillë shprehjen "Pse shtyn". Kaq ka mjaftuar që edhe qytetari tjetër t'i kundëpërgjigjet me të shara dhe grushte.
Vlen të theksohet se sherri ka ndodhur në një kohë që urbani ka qenë i mbushur plot me njerëz, gra, të moshuar dhe fëmijë.
"Ja se çfarë ndodh në autobuzat e linjës se Kasharit, dy njerëz zihen me grushta brenda në autobus brenda gjithë atyre njerëzve" - shprehet qytetari i cili ka denoncuar rastin.