Kur varfëria ulet “këmbëkryq”, familja nga Elbasani pa çati mbi kokë apel për ndihmë!

18 February 2023, 14:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kur varfëria ulet “këmbëkryq”, familja nga Elbasani

6 anëtarët e familjes Qosja nga Zavalina e Elbasanit prej më shumë se 3 vitesh janë pa kulm mbi kokë! Ata kanë bërë thirrje për ndihmë, ndërsa po jetojnë në kushte të vështira ekonomike. Shtëpia e tyre u shemb vite më parë nga termeti, por edhe nga amortizimi i plotë ndërsa ata jetojnë me kempin e djalit të sëmurë.

Kjo ishte shtëpia e familjes Qosja në fshatin Zavalinë të Elbasanit, amortizimi i saj, por edhe tërmeti i 2019 kthyen atë në gërmadhë.

6 anëtarët e familjes mbetën në qiell të hapur, që prej nëntorit të 2019 ato po stehohen tek të afërmit e tyre, por duket se edhe kjo mundësi po u mbaron!

Kryefamiljari Vrani Qosja  shprehet se e ka të pamundur që të ndërtojë një banesë i vetëm, pasi djali i tij është i sëmurë dhe të vetmet të ardhura që familja ka janë ato të kempit që merr djali. Lindita, zonja e moshuar e shtëpisë me lot në sy kërkon ndihmë për te ndëtuar qofte një shtëpi modeste sa për të futur kokën. Më e rëndë situata është për dy vajzat e vogla 3 dhe 5 vjeçe të çilat po rriten në kushte të vështira.


Video