VIDEO/ IKMT aksion në bregdetin e Golemit, Dallandyshe Bici prish pishinën e Kastratit

15 December 2022, 12:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO/ IKMT aksion në bregdetin e Golemit, Dallandyshe Bici prish

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territori ka nisur sot një aksion në Golem për shembjen disa strukturave betoni dhe pishinës së hotelit "Kastrati Empire".

Hoteli i përket biznesmenit Shefqet Kastrati që zotëron kompani të fuqishme në Shqipëri. "Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit" ka nisur sot prishjen e një tjetër strukture betoni në brezin bregdetar të Golemit.

Objekti “pishinë” dhe të tjera ndërtime shoqëruese pranë detit dhe brenda tij, i përkasin Hotel Kastrati Empire. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nuk do të bëjë asnjë tolerim për çdo ndërtim që shkel ligjin dhe cënon infrastrukturën bregdetare turistike që u përket të gjithë shqiptarëve.

Vetëm pak ditë më parë, në zbatim të ligjit, IKMT prishi pishinën e Hotel Prestigj, dhe më pas me shpërthim të kontrolluar edhe vetë objektin shumëkatësh duke ia kthyer hapësirën qytetarëve njoftoi IKMT-ja.


Video