Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Reshjet e fundit të shiut e kanë kthyer Rrugën e Arbrit në një liqen.
Rruga e Arbrit mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës vijon të këtë problem për drejtuesit e automjeteve.
Sa herë ka reshje shirash kjo pjesë e rrugës përmbytet për shkak të mosfunksionimit të kanaleve kulluese anësore.
Mbrëmjen e kaluar uji në rrugë ka arritur në një lartësi të konsiderueshme duke penguar qarkullimin e automjeteve por edhe të këmbësorëve.
Drejtuesit e automjeteve thonë se i gjithë aksi i rrugës së Arbrit është me probleme që nga bajpasi i Murrizit e deri në Bulqizë.
Rënie gurësh ka pasur edhe në segmentin Bulqizë – Maqellarë të rrugës së Arbrit.