Familja Hysa ka përcjellë për në banesën e fundit, Mevlute Hysën 30 vjeçe e cila u vra nga dora e Dan Hutrës, ish-bashkëshorti i motrës Elena Hysa.
Mevlutja ishte bërë nënë disa kohë më parë. Bashkë me të, viktimë ngeli edhe Hasime Dafku, gruaja e vëllait të Elenës.
Hasimeja, 25 vjeçe ishte në pritje të ëmbël pasi prej 2 muajsh kishte mësuar se ishte shtatzënë. Plumbat e breshërisë së kallashnikovit të Dan Hutrës e ndërprenë në mes rrugëtimin e jetës së tyre.
Masakra ndodhi dje në Paskuqan, ku Dan Hutra shkoi në banesën e familjes dhe qëlloi me breshëri gratë, ku vdiqën Hasime dhe Mevlute, ndërsa Elena me të ëmën u plagosën rëndë.
Me largimin nga Paskuqani, ai shkoi në Kamëz ku ekzekutoi Etleva Kurtin dhe më pas në Astir plagosi një nga të dashurat që kishte lidhje intime, shtetasen Marjana Gurakuqi./VoxNews