Aksidenti në Unazë/ Shoferi i autobusit lihet në arrest shtëpie

2 March 2023, 12:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksidenti në Unazë/ Shoferi i autobusit lihet në arrest

Shoferi i autobusit të linjës së Unazës, Agron Xhafa që shkaktoi aksidentin me 10 makina në mes të Tiranës është lënë në ‘arrest shtëpie’. Sipas dëshmisë së 63-vjeçarit, në momentin e përplasjes masive, humbi vetëdijen.

Gjatë marrjes në pyetje ai tregoi se vuan nga sëmundje të diabetit dhe tensionit.

Aksidenti i shumëfishtë ndodhi mesditën e 27 shkurtit duke lënë 9 të plagosur ndërsa për fat nuk pati asnjë jetë të humbur. Autobusi i transportit publik të linjës së Unazës, është përplasur zinxhir me disa automjete pranë “Urës së Tajvanit”.

Sipas videos nga kamerat e sigurisë që Report Tv disponon, autobusi ka përplasur fillimisht një "Audi" dhe më pas ka marrë përpara disa makina. Madje për mrekullisht ka shpëtuar edhe një këmbësore në trotuar. 


Video