Studiuesi Adri Nurellari ka bërë një denoncim në rrjetet sociale.
Nurellari ka faktuar se si koncesionari i rrugës së Kombit, konkretisht “Albanian Highëay Concesion” me zotërues Shefqet Kastratin dhe Pëllumb Salillarin, vjedh çdo ditë shqiptarët.
Nga fatura e publikuar nga Nurellari shihet se si koncesionari abuzon me kursin e këmbimit,
Ndërkohë që sot në Bankën e Shq`ipërisë kursi i këmbimit kundrejt euros është 115.4 Lekë për Euro, Koncesionari e llogarit afro 130.0.
Kështu duke llogaritur tarifën 5 Euro që duhet të paguajë çdo makinë, nga 580 lekë, një udhëtar paguan 660.
Pra për çdo kalim të makinave, Koncesionari fut në xhep 73 cent ose 80 lekë më shumë nga sa i takon.
Nurellari ironizon nw fund të postimit të tij duke thënë se shoqëria nuk revoltohet kur e vjedhin, por shqetësohet kryesisht për aventurat e Luisit në Big Brother.
“Kursi zyrtar i kembimit kundrejt euros, i Bankes Qendrore te Shqiperise, eshte sot 115.04 Leke per €. Koncensionari i autostrades se kombit e ka kontratën 5€ por merr 660 Leke, qe bejne 5.73€. Pra vjedh 73 cent per çdo kalim.
Habitem qe e frenojne veten dhe vjedhin kaq pak nderkohe qe kemi nje shoqeri e cila nuk revoltohet per zhvatjet dhe padrejtesite qe peson por shqetesohet kryesisht per aventurat Luisit tek Big Brother”.
