VIDEO/ I “FORTI” i Shkodrës u arrestua për vr*sjen e Fatbardh Licit në 2018! (Si u ekzekutua me kallashnikov 53 vjeçari, po pinte kafe në 'Kiras')

21 Shkurt 2025, 14:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ I “FORTI” i Shkodrës u arrestua për vr*sjen e
Safet Bajri

Detaje nga arrestimi me urdhër të Gjykatës së Posaçme, të Safet Bajrit, i njohur ndryshe si i “forti i Shkodrës”.

Ndaj Bajrit është lëshuar masë arresti, ndërsa një nga ngjarjet për të cilat ai akuzohet, është vrasja e Fatbardh Licit në 2018 në Shkodër.

Dyshohet së Safet Bajri dhe Asmer Bilali, në bashkëpunim dhe Behar Bajri, kanë kryer vrasjen e Fatbardh Licit.

Por kush ishte Fatbardh Lici dhe si u ekzekutua?

Fatbardh Lici, u vra me breshëri plumbash në 10 gusht 2018, teksa ndodhej në kafe në Shkodër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 7 e 30 minuta të mëngjesit në periferi të qytetit, në lagjen “Kiras”.

Viktima, 53-vjeç, ka qenë duke pirë kafe në shoqërinë e dy personave të tjerë kur nga një mjet tip “Benz”, pa targa, ka dalë një person që ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend.

Fatbardh Lici ishte kunat i Lulëzim Kullës, ku ky i fundit i shpëtoi atentatit me tritol në 13 Janar 2018.

Dyshimet ishin përforcuar edhe më tej, se mes familjes Bajri dhe Lici kishte nisur lufta.

Edhe pse hetuesit u treguan të kujdesshëm për të mos dalë në konkluzione të pavërteta, fisi Bajri lakohej për këto ngjarje kriminale, shkruan tch.

Ndërkohë, dëshmitë e të afërmve të Licit nuk ndihmuan për të mbështetur dyshimet e hetuesve, se sulmi po vinte nga Bajrat.

Fatbardh Lici ishte i skeduar në Policinë e Shtetit, për dyshimet e një vrasjeje në pritë, në vitin 2011, të Astrit Kurmemaj, edhe ky gjithashtu i dënuar për vrasje.

Por kjo pistë u rrëzua, pasi familjarë të Kurmemaj u panë në funeralin e Licit.

Vrasja e Fatbardh Licit, u hetua si pjesë e zinxhirit të vrasjeve që ndodhën në Shkodër gjatë këtyre muajve të 2018-ës.

Gjithçka që policia mund të bënte ishte të ndiqte gjurmët dhe të studionte krimet në zinxhir për të ngritur pista drejt së vërtetës që nuk u gjet kurrë.

Pjesëtarë të familjes Bajri kishin qenë në vëzhgim prej të paktën gjashtë muajsh.

Madje, ata mbikëqyreshin me dronë në lagjen e tyre.

Por, provat që t’i implikonin Bajrat në krimet me Licët, mungonin.

Edhe pse policia mbante nën vëzhgim persona të konsideruar të rrezikshëm, do të vijonin të ndodhnin të tjera ngjarje.


Vox Pop

Video