"Dronin edukues" i Policisë Rrugore ka kapur së fundmi duke shkelur rregullat e qarkullimit vetë makinat e këtij institucioni.
Në videon e publikuar nga Policia e Shtetit, e filmuar me dronë në sheshin “Papa Gjon Pali II” në Tiranë dallohet një makinë me logo policie, e cila nuk ndalon fare tek vijat e bardha.
Makina e policisë që vjen nga drejtimi i sheshit “Italia”, ngjitur me stadiumin “Air Albania”, kalon pa asnjë problem, duke mos i dhënë asnjë përparësi këmbësorit që po bëhet gati të kaloj në vija të bardha nga njëra anë në tjetrën e rrugës.
Njoftimi:
Në këtë video për "Dronin edukues" shfaqen disa nga sjelljet e drejtuesve të mjeteve ndaj këmbësorëve, në vendkalimet e tyre.
Nëpërmjet kësaj videoje ndërgjegjësojmë drejtuesit e mjeteve që t’u japin përparësi këmbësorëve, të cilët përfshihen shpeshherë në aksidentet rrugore në kryeqytet.
Ec i sigurtë, respekto rregullat e qarkullimit rrugor!