Polici dhunohet me sende të forta në derën e shtëpisë, qëllon me armë zjarri për të ndaluar sulmin

11 August 2022, 15:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Polici dhunohet me sende të forta në derën e shtëpisë,
Foto ilustruese

Një efektiv policie në Dibër është dhunuar me sende të forta, teksa ka qenë duke hyrë në portën e banesës së tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.35, në lagjen Kamen.

Autoritet  bën me dije se efektivi i Policisë ka qëlluar me armë zjarri në ajër për të ndaluar sulmin ndaj tij. Policia njofton se ka nisur puna për kapjen e autorëve të sulmit ndaj efektivit.

“Rreth orës 13.35, në lagjen Kamen, Peshkopi, shtetasit D.S., dhe S.S, janë përfshirë në konflikt dhe kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime shtetasit M.K(punonjës policie me detyrë Specialist Zone) i cili ka qenë duke hyrë në portën e banesës së  tij. 

Punonjësi i Policisë i ndodhur në rrezik për jetën, dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri me qëllim ndalimin e mëtejshëm të sulmit ndaj tij." thuhet në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe kapjen e shoqërimin në Komisariat të autorëve të përfshirë në konflikt.


Video