Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.1 të qytetit të Sarandës.
Një fëmijë 4-vjeçar me inicialet Z.O., ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa ishte duke luajtur me shokët.
Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku mësohet se ka shkuar pa shenja jete, pasi kontakti me rrymën elektrike i kish shaktuar arest kardiak.
Angazhimi i mjekëve Besnik Shabanaj, anestezistit Ptoleme Peta dhe mjekes pediatre Mejborna Gjata, bëri që fëmija t’i shpëtojë vdekjes fëmija i ka shpëtuar vdekjes.
Sipas burimeve spitalore të Sarandës, aktualisht fëmija ndodhet jashtë çdo rreziku për jetën.