VIDEO / Blinken përshëndeti gazetarët që ekspozojnë korrupsionin, momenti i takimit me kreun e SPAK

15 February 2024, 16:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO / Blinken përshëndeti gazetarët që ekspozojnë
Takimi mes Antony Blinken dhe kreut të SPAK, Altin Dumanit

Gjatë takimit me një grup të rinjsh në ambientet e Piramidës në Tiranë, sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken përshëndeti gazetarët shqiptarë që ekspozojnë korrupsionin.

Sakaq, janë publikuar edhe pamjet e takimit të shkurtër që Blinken pati me kreun e SPAK, Altin Dumani. Në takim ishin të pranishëm edhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaça, Inspektori i Lartë të Drejtësisë Artur Metani dhe kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi.

Ata janë takuar për pak minuta në një prej ambienteve të veçuara pranë Piramidës, teksa mbtetet mister se çfarë kanë diskutuar.

Kreu i SPAK, Dumani është larguar më pas i shoqëruar nga disa kolegë dhe rojet e sigurisë, duke ecur me këmbë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe deri te sheshi Skënderbej.


Video