Ambasada amerikane konfirmon takimin e Anthony Blinken me krerët e Sistemit të Drejtësisë

15 February 2024, 12:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ambasada amerikane konfirmon takimin e Anthony Blinken me krerët e Sistemit
Anthony Blinken

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka konfirmuar se Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të takohet me drejtues të drejtësisë në vendin tonë.

Blinken do të takohet me presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe do të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë rinor në Piramidën e Tiranës, për të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri.

“Gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe do të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë rinor në Piramidën e Tiranës, duke festuar të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Ai do të takohet gjithashtu me drejtues të drejtësisë dhe komunitetin e Ambasadës. Na ndiqni gjatë gjithë kësaj vizite historike”.


Video