Vetëvrasja e 41 vjeçares në Durrës, vjehrra: Bedrija fjeti mbi lekët e djalit tim

8 January 2024, 12:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vetëvrasja e 41 vjeçares në Durrës, vjehrra: Bedrija fjeti

Nëna e Xhemal Lokës, vjehrra e 41 vjeçares e cila humbi jetën pasi piu fotoksinë, ishte sot në gjykatën e Durrësit ku i biri ka dalë për vlerësim të masës së sigurisë.

Vjehrra mbrojti djalin duke thënë se ky i fundit ia kishte falur postimin në Tik Tok ku denigrohej fytyra e saj, madje flet dhe për një shumë prej 40 mijë eurosh që kanë humbur në banesë.

“Faqen e hapi kushërira e Bedrijes nga nëna, goca e tezes. Kështu thoshte Bedrija. Nuk ka thënë gjë Xhemali, ia fali edhe lekët ia fali. Bedrije Bushi ka fjetur mbi lekët e djalit tim".


Video