Vera nis me temperatura të larta, ja sa shkojnë sot

1 June 2026, 07:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vera nis me temperatura të larta, ja sa shkojnë sot

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin.

Sipas parashikimeve meteorologjike, gjatë pjesës më të madhe të ditës do të mbizotërojë moti i kthjellët, ndërsa vranësira të pakta deri mesatare kalimtare pritet të shfaqen kryesisht në orët e para të ditës.

Era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit me një shpejtësi mesatare rreth 7 metra në sekondë, pa krijuar probleme të veçanta.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë.



Video