Protesta e qytetarëve në Zvërnec të Vlorës/ Hiqet teli me gjemba nga rrethimi i kantierit!

31 May 2026, 22:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Protesta e qytetarëve në Zvërnec të Vlorës/

Teli me gjemba i cili ndodhej afër me telin rrethues në kantierit ku po zhvillohen punime në Zvërnec, është hequr.

Kjo lëvizje erdhi pas protestës së zhvilluar ditën e djeshme në Zvërnec, e cila agravoi nga ana e punonjësve të policisë private. Kjo pasi, këta të fundit ushtruan dhunë ndaj protestuesve. 

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari. Përmes një postimi në Facebook, Lamallari kërkoi që personat përgjegjës për dhunën të ndiqen penalisht, bashkë me kompaninë e tyre.

Më tej, ministri e cilësoi qëndrimin e policisë së Vlorës përballë situatës, si të pajustifikueshme.

Ndërkohë, uniformat blu kanë vënë në pranga Gerald Bibën, punonjësin e shoqërisë private të sigurisë që dhunoi fizikisht një qytetar gjatë protestës së djeshme në kantierin e Zvërnecit. Po ashtu, në proces verifikimi janë edhe dy roje të tjera që dyshohet se ndihmuan autorin.


Video