Vëllai i mori jetën, Shaqir Sinani solist i grupit të fyejve të Gramshit (VIDEO)

27 January 2023, 21:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vëllai i mori jetën, Shaqir Sinani solist i grupit të fyejve
Shaqir Sinani

Një nga viktimat e sotme në fshatin Tervol të Gramshit, Shaqir Sinani ka qenë një nga instrumentistët më të mirë të zonës.

Për qytetin e Gramshit, ai njihet si fyelltar e solist i grupit të fyejve Gramsh. Shaqiri, 74 vjeç prej vitesh luante muzikën polifonike të zonës me fyell. Ai ka disa video promovuese të Gramshit me melodin e tij të krijuar nga fyelli.

Ai u vra në rrethana misterioze nga vëllai i tij, Xhevit Sinani me sëpatë, teksa ndodhej në vresht. Më herët, autori vrau gruan e tij Zegjine Sinani në banesë. Shkaku i krimit të dyfishtë mbetet ende mister.


Video