Vangjush Dako transferohet në paraburgimin e Durrësit

8 June 2023, 21:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vangjush Dako transferohet në paraburgimin e Durrësit
Vangjush Dako

Vangjush Dako u la në burg këtë të enjte nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ish-kryebashkiaku i Durrësit akuzohet për shpërdorim detyre. Menjëherë pas seancës që zgjati gati 5 orë ai është dërguar në paraburgimin e Durrësit.

Që prej pasdites së të mërkurës kur ai u vu në pranga ishte mbajtur në Policinë e Tiranës.

Dako ndodhet në të njëjtin vend me Lefter Kokën dhe me ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako, raporton “BW”.

Dako ka qëndruar për 12 vite në krye të Bashkisë së Durrësit.


Video