A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë këtë të enjte në Tiranë. Bëhet fjalë për shtetasin A. B., i cili dyshohet se është qëlluar me thikë nga një 17-vjeçar.
Autoritet policore njoftojnë se krimi ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 14:30, në rrugën "Shefqet Musaraj". Autori është arrestuar nga policia, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Uniformat blu kanë sekuestruar mjetin prerës (thika) e përdorur nga autori gjatë krimit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.