Vajza e zhdukur nga Shqipëria gjendet e dhunuar në Kosovë: Është dërguar për...

11 Dhjetor 2023, 10:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vajza e zhdukur nga Shqipëria gjendet e dhunuar në Kosovë:
Vajza e zhdukur

Policia e Kosovës, bën me dije se një vajzë dyshohet se është dhunuar në komunën e Pejës.

Përmes raportit 24-orësh, policia e Kosovës bën me dije se se viktima është shtetase e Shqipërisë dhe e njëjta ishte raportuar në Policinë e shtetit shqiptar si person i zhdukur.

“Pejë. 08-09.12.2023 – 18:00-09:00. Nga njësitë policore në Pejë është gjetur viktima femër shtetase e Shqipërisë, e cila ishte raportuar në Policinë e shtetit të Shqipërisë si person i zhdukur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lidhur me rastin e njëjta është dërguar në emergjencë për kontroll mjekësore, ndërsa nën dyshimin se ndaj të njëjtës është kryer vepra penale “Dhunim”, me urdhër të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim.


Vox Pop

Video