Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident masiv ka ndodhur në rrugën e Kombit, në afërsi të fshatit Blinisht, ndërsa sipas informacioneve paraprake raportohet për 6 makina të përfshira.
Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale në automjetet e përfshira.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë mjegulla e cila kishte mbuluar këtë aks dhe ka pasur vështirësi në fushëpamje.
Për shkak të përplasjes së mjeteve, qarkullimi në drejtim të Kukësit u bllokua për rreth 1 orë duke shkaktuar radhë të gjata kilometrike.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për të përcaktuar shkakun e përfshirjes se automjeteve ne aksident.