Berisha i tregon Ramës se ku 'ndodhet' Ervis Martinaj: Mos të porosisë Rrumbullakun, por…

7 September 2022, 19:07Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Berisha i tregon Ramës se ku 'ndodhet' Ervis Martinaj: Mos

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama, ku ai porosiste Drejtorin e ri të Policisë, Muhamet Rrumbullaku që të zbardhë ngjarjen për Ervis Martinajn dhe mos lërë më dyshime nëse ai është gjallë apo ka vdekur.

Sipas Berishës, Ervis Martinaj është tek lojërat e fatit dhe për këtë duhet të pyesë Olsi Ramën.

“Sot Rama porosiste Met Rrumbullakun për Vis Martinajn, por ja tregoj unë ku është. Është tek lojërat e fatit. Shko te Olsi dhe t’i thotë Olsi.

Ai ishte njëshi i lojërave të fatit, i vëllai i tij është hija i tyre dhe sa ishte ishin ilegale, seç ndodhi me të le pyes lojërat e fatit jo Met rrumbullakun, sa iku ai lojërat u bënë të ligjshme tani.

Gjithçka lëviz në një trajektore nga kupola dhe zbret poshtë. Situatë dëshpëruese në pamje të parë. Por unë jam optimist”, tha Berisha.


Video