Sulmi kibernetik i Iranit "rikthen" Bashën: I jemi mirënjohës SHBA për mbështetjen e pazëvendësueshme

7 Shtator 2022, 16:01Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sulmi kibernetik i Iranit "rikthen" Bashën: I jemi
Lulzim Basha

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar me anë të një postimi në Twitter lidhur me vendimin e qeverisë për t’i lënë 24 orë afat stafit të Ambasadës së Iranit për të larguar të gjithë diplomatët nga Tirana.

Sipas Bashës, ky sulm dëshmon rëndësinë që kanë SHBA-të dhe aleanca e NATO-s për sigurinë tonë.

“Sulmi kibernetik i Iranit kundër Shqipërisë dëshmon sërish rëndësinë jetike që ka Aleanca e NATO-s për sigurinë tonë. Ne u jemi mirënjohës SHBA për mbështetjen e pazëvendësueshme dhe qëndrojmë krah për krah aleatëve tanë në NATO për ta mbajtur Iranin përgjegjës dhe për të parandaluar kërcënimet dhe aktet kundër sigurisë sonë të përbashkët”, shkruan ai.

 


Vox Pop

Video